Ronaldo i psherëtin në vesh presidentit Perez, “trofetë i fiton Reali”

Presidenti i Realit të Madridit është gjithnjë gati të investojë 100 mln euro për të blerë lojtarin më të mirë në botë. Por për çdo investim, ai gjithnjë kërkon gjithnjë shumë nga skuadra. Pas fitimit të trofeut të 10-të të Champions League, Perez ëndërron një trofe tjetër , pa përjashtuar titullin kampion në Spanjë. Sipas mediave spanjolle, ai që i jep garanci më shumë presidentit të Realit është ylli portugez, Cristiano Ronaldo, që sapo ka fituar edhe Topin e Artë. Gjatë vizitës së fundit në stërvitje Ronaldo i ka bërë një premtim presidentit të Realit, Florentino Perez. – “Nuk do të dështojmë president, ki besim te ne.” Kështu mësohet t;i jetë drejtuar Cristiano Ronaldo presidentit të Realit, Florentino Perez para se zyrtari më i lartë i Los Blancos t’i dorëzonte Iker Casilllas dhe Carlo Ancelottit fanellat në të cilat i bëhej homazh i 500 ndeshjeve të kapitenit dhe 100 të trajnerit te Real Madrid. Presidenti dhe lideri i skuadrës Ronaldo në dhomat e zhveshjes patën edhe shkëmbime batutash. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?