Ronaldo i tërbuar, i thyen telefonin tifozit të Evertonit pas ndeshjes (VIDEO)

Manchester United pësoi një tjetër humbje sot ndaj Evertonit. Pas ndeshjes Cristiano Ronaldo doli i zemëruar nga fusha, ndjeshëm i mërzitur, edhe për shkak të plagëve që kishte marrë në këmbë.

Ylli portugez bëri një gjest aspak të hijshëm, duke i thyer telefonin një tifozi të Evertonit në momentin që po hynte në dhomat e zhveshjes.

Sulmuesi portugez rrezikon një dënim si nga Premier League, ashtu dhe nga klubi i United për këtë veprim.

 

SHKARKO APP