Ronaldo: I zemëruar për humbjen ndaj Lyonit, por do ta përmbysim

I zemëruar, por besimplotë. Humbja e Lyonit në Ligën e Kampionëve nuk e ka dorëzuar Cristiano Ronaldon, teksa ylli portugez shikon përpara. Në një intervistë për “Sky Sport”, ai shprehu besimin për përmbysjen në duelin e kthimit.

“Mund të ndodhë sepse në atë kompeticion të gjitha ndeshjet janë të vështira, por me siguri nuk jemi të lumtur. Jemi të zemëruar, por është ndeshje e kthimit në shtëpi, ndaj dhe kemi besim se do ta përmbysim dhe do ta kalojmë turin”.

Para ndeshjes së Championsit, portugezi kërkon të përqendrohet te ndeshjet e radhës kundër Interit në kampionat dhe Milanit në Kupën e Italisë: “Prioriteti jonë është që të fitojmë ndeshjen e ardhshme, më pas të mendojmë për Championsin. Jemi të qetë, të përqendruar dhe gati për ndeshjen e radhës. Nuk kemi frikë nga askush”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ylli portugez ka shënuar në 11 ndeshje radhazi në kampionat, teksa synon që të thyejë rekordin që ka barazuar Batistutën dhe Quagliarella-n. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?