Ronaldo – Juve, rinovimi si dhuratë për Vitin e Ri

Juventus po planifikon që të rinovojë kontratën me Cristiano Ronaldo-n deri në vitin 2023, çka do ta mbante yllin portugez në skuadër deri në moshën 38-vjeçare.

“Corriere dello Sport” raporton se vetë lojtari beson se ka ende shumë për të dhënë dhe këtë ia ka bërë të qartë edhe menaxherit të tij Jorge Mendes.

Synimet e portugezit i ka mësuar edhe drejtori sportiv i Juventus, Fabio Paratici, dhe është i përgatitur t’i ofrojë atij një rinovim 3+1, fillimisht 3-vjeçar, me opsion për 1 vit më shumë.

Sipas “Corriere”, palët janë dakord dhe rroga prej 30 mln eurosh në sezon e lojtarit nuk do të preket, por firma do të hidhet në pranverë, kur klubi të ketë krijuar një ide më të qartë të trofeve që mund të fitojë këtë sezon.

SHKARKO APP