Ronaldo kërkon falje për modelin e flokëve në Botërorin e 2002: Ja pse e bëra!
Legjenda e Brazilit, Ronaldo, më në fund ka pranuar diçka që ndoshta shumica prej nesh e kishin vënë re që atëherë: modeli i flokëve në Botërorin e vitit 2002 ishte i gabuar. Ishte turneu në të cilin ai shkroi emrin e tij në librin e artë të kampionëve të futbollit, duke ndihmuar Brazilin të fitonte Botërorin e pestë në histori, për më tepër me dy gola në finalen kundër Gjermanisë.
“Ishte i tmerrshëm”, tha Ronaldo në një intervistë për “Sports Illustrated”. “U kërkoj falje mamave që panë fëmijët e tyre me të njëjtin model flokësh”.
Braziliani gjithashtu zbulon edhe pse i preu flokët në atë mënyrë: “Në gjysmëfinalen kundër Turqisë pësova një dëmtim të vogël. Modeli ishte një diversion, që njerëzit të mos flisnin më për dëmtimin, por të merreshin me flokët. Shokët më thanë se ishte model i tmerrshëm dhe duhet t’i prisja flokët, por gazetarët e harruan dëmtimin”.