Ronaldo klauzolë edhe në kontratën e martesës, ja çfarë ndodh nëse ndahet nga Georgina

Cristiano Ronaldo nuk lë asgjë në dorë të rastësisë, qoftë në fushë apo jashtë saj. Ylli portugez, i njohur për përkushtimin maksimal ndaj formës fizike dhe menaxhimit të jetës private, ka bërë të njëjtën gjë edhe për martesën e ardhshme me Georgina Rodriguez.

Pas gati një dekade së bashku, çifti ka vendosur të kurorëzojë lidhjen e tyre. Lajmi u konfirmua në rrjetet sociale, me Georginën që tregoi unazën e fejesës. Sipas mediave portugeze, e veçanërisht revistës “TV Guia”, Ronaldo ka përgatitur një marrëveshje të detajuar martesore, e ngjashme me kontratat që nënshkruan në futboll.

Klauzola parashikon që, në rast ndarjeje, Georgina të përfitojë një “pension jetësor” prej mbi 114 mijë dollarësh në muaj, mbi 1 milion dollarë në vit, si dhe pronësinë e vilës luksoze të Ronaldos në zonën ekskluzive “La Finca” në Madrid, e vlerësuar mbi 5.64 milionë dollarë. Marrëveshja u nënshkrua pas lindjes së vajzës së tyre të parë, Alana Martina.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shifrat, ndonëse marramendëse, nuk përbëjnë problem për CR7, aktualisht sportisti më i paguar në botë, me mbi 230 milionë dollarë fitime në sezon nga kontrata me Al-Nassr. Kjo përkthehet në rreth 16.67 milionë euro në muaj, 4.167 milionë në javë, 595 mijë euro në ditë, afro 25 mijë euro në orë, mbi 413 euro në minutë dhe rreth 6.9 euro në sekondë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?