Ronaldo krenar për kualifikimin: Vitet kalojnë, por objektivat mbeten të njëjta

Cristiano Ronaldo do të jetë në Kupën e Botës në Katar. Sulmuesi siguroi një biletë vetëm mbrëmjen e djeshme, teksa mposhti në finalen e Play Off Maqedoninë e Veriut, në shifrat 2-0. CR7 la gjurmë në golin e parë duke shërbyer Bruno Fernandes.

Së fundmi ai ka reaguar me një mesazh në rrjetet sociale, duke shprehur krenarinë për këtë kualifikim duke e lidhur dhe me moshën e tij.

“Vitet kalojnë, por objektivat vijojnë të mbeten të njëjtë”, i referohet dëshirës për të fituar gjithmonë, që në fakt është dhe në karakterin e tij. Mbetet të shihet nëse do të lërë gjurmë në Katar, teksa mund të sfidojë dhe Messin, që d të jetë me Argjentinën. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?