Ronaldo me rekord negativ, kurrë nuk kishte humbur dy finale radhazi
Nga njeriu i rekordeve, në listën e rekordeve negative. Në mbrëmjen kur mendonte se do të ngrinte trofeun e 31të në karrierën e tij të jashtëzakonshme në qiellin e Romës, Cristiano Ronaldo u dorëzua, pa goditur asnjë penallti kundër Napolit në finalen e Kupës. Për herë të parë në karrierën e tij me 20 finale të luajtura, ai humbet dy herë radhazi.
Kupat në Itali duket se janë një mallkim për fenomenin portugez, pasi edhe në dhjetor humbi finalen e Superkupës kundër Lazios. Ishte herë e parë pas 64 muajsh, që humbi një finale, teksa kishte fituar 12 radhazi.
Ironia në rrjetet sociale sigurisht nuk mund të mungonte, teksa tifozë që janë kundër Juventusit bën edhe komente të tilla” “Ai duhet të shkonte te Juventus për të humbur dy finale radhazi, i shkreti Ronaldo …”. /R.Lika-Koha Jone/