Ronaldo me shokë bëjnë gjestin e madh për futbollin amator në Portugali

Kombëtarja e Portugalisë së fundmi ka nisur një fushatë për të ndihmuar futbollin amator. Federata luzitane ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo dhe shokët e tij kanë kanë hequr dorë nga gjysma e shpërblimeve për kualifikimin në “Euro 2020” për të krijuar një fond mbështetje për futbollin amator, gjithashtu i ndalur nga emergjenca e koronavirusi.

Shuma që do të grumbullohet arrin 4.7 milion euro, që do të ndihmojë lojtarët dhe trajnerët deri në fund të sezonit 2019/20. Të mërkurën e kaluar, FPF vendosi t’i përfundojë garat amatore pa caktuar një fitues.  /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP