Ronaldo, Messi, Mbappe dhe Vinicius bashkë për Botërorin 2026, prezantojnë setet zyrtare LEGO
Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale ka bërë menjëherë xhiron e botës së sportit: katër nga emrat më të mëdhenj të futbollit modern, Cristiano Ronaldo, Lionel Messi, Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior, shfaqen së bashku në të njëjtin ambient. Por këtë herë jo për një ndeshje apo rivalitet në fushë.
Katër yjet janë bërë pjesë e një fushate promocionale për setet zyrtare LEGO të dedikuara për Botërorin 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Fushata mban sloganin “Everyone ëants a piece” dhe prezanton disa sete të veçanta, mes tyre edhe një riprodhim në miniaturë me tullat karakteristike LEGO të trofeut të Kupës së Botës, simboli më i lakmuar për çdo kombëtare.
Përveç trofeut, janë zbuluar edhe sete individuale të dedikuara për secilin prej katër futbollistëve, të cilët pritet të jenë protagonistë në turneun e verës së ardhshme.
View this post on Instagram
KOHA JONË SONDAZH

