Ronaldo mund i vetëm me tripletë Norwich, Arsenali vijon serinë e humbjeve (VIDEO)

Cristiano Ronaldo është 37 vjeç, por kjo nuk e pengon aspak për të qenë protagonist, madje që të shënojë plotë tri gola brenda një ndeshje. Sulmuesi portugez ka qenë protagonist absolut pasditen e stome duke realizuar “Hat-trick” në fitoren 3-2 ndaj Norwich.

CR7 zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 7-të duke finalizuar një aksion të shpejtë që erdhi pas një gabimi të miqve. Më pas portugezi realizoi me kokë golin e dytë në minutën e 32-të. Gjithsesi miqtë reaguan mjaft mirë duke barazuar shifrat me Dowell dhe Pukki-n.

Në minutën e 76-të, Ronaldo u rikthye te goli edhe nga goditjet e dënimit duke kompletuar tripletën personale. Me këtë fitore United ngjitet në vendin e pestë me 54 pikë, po aq sa Arsenali dhe vetëm 3 më pak se Tottenhami.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Topçinjtë” ndërkohë pësuan një humbje tjerët në kampionat, këtë herë ndaj Southamptonit të Brojës. Golin e vetëm e shënoi Bednarek në fundin e pjesës së parë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?