Ronaldo: Ndeshje të trishta pa tifozë, më pëlqen që të më vërshëllejnë

Me ose pa tifozë, për Cristiano Ronaldon ndryshon shumë pak: gol dhe rekord nuk mungojnë asnjëherë, këtë gjë e tregoi edhe në ndeshjen kundër Portugalisë. Pas vërshëllimës së trefishtë, sulmuesi i Juventusit ka shpjeguar se si po e përjeton periudhën e pas pandemisë: “Stadiumet pa spektatorë janë të trishta. Personalisht kur luan jashtë shtëpisë më pëlqen që të vërshëllehem, më jep forcë.

Shëndeti është mbi të gjitha, por është një situatë e trishtë, është si të shkosh në cirk pa klloun, ose si një kopsht pa lule. Ne futbollistët po mësohemi, por e kemi parë këtë diferencë me të kaluarën. Shpresoj që pas disa muajsh të ketë sërish publik, sepse tifozët janë krenaria e futbollit”

Në fund portugezi ka zbuluar se si do ta përballojë këtë situatë: “Unë bëj çdo ditë meditim para ndeshjeve, e di që stadiumet do të jenë të boshatisura”, ka zbuluar Ronaldo sajtin e njohur në Portugali, “A Bola”. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP