Ronaldo ndëshkohet me të kuq dhe shpërthen në lot (VIDEO)
Cristiano Ronaldo e ka nisur në mënyrën më të keqe aventurën në Ligën e Kampionëve me fanellën e Juventusit. Sulmuesi portugez është larguar me karton të kuq në minutën e 30-të nga gjyqtari Felix Bryzh.
Mbrojtësi Murillo simuloi brenda zonës duke u rrëzuar, teksa portugezi e ka prekur në kokë për t’i bërë shenjë për të ngritur, një gjest që është parë ndryshe nga anësori pas porte që i bëri me shenjë gjyqtarit kryesor për ta ndëshkuar me karton të kuq.
Ronaldo shpërtheu më pas në lot duke thënë se nuk ka bërë asgjë. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

