Ronaldo “ndez” motorët, nis stërvitjen në stadiumin e Madeiras

Futbolli në Itali është ndalur për shkak të pandemisë, por te Juventusi duket se kanë nisur planet për rifillimin e kampionatit. Bardhezinjtë i kanë kërkuar lojtarëve që janë larguar të kthehen në mesin e muajit. Cristiano Ronaldo kërkon të mos humbasë aspak formën e tij për të qenë gati për fundin e sezonit që pritet të jetë impenjativ.

Sulmuesi portugez së fundmi është parë që të stërvitet në stadiumin e Madeiras, ndërkohë që tashmë po qëndron në një vilë luksoz në Caniçal, ku ka më shumë hapësirë dhe privatësi. CR7 paguan 4 mijë euro në javë, teksa ka një sallë lojërash për fëmijët, një palestër, një pishinë dhe sigurisht një kopsht të madh ku mund të stërvitet.

Portali Dnoticias.pt ka zbuluar disa imazhe të Ronaldos duke u stërvitur në stadiumin e Madeiras, i cili i është vendosur në dispozicion nga presidenti i Clube Desportivo Nacional. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP