Ronaldo: Nuk kam ardhur për vendin e gjashtë te United, por për të fituar!
Cristiano Ronaldo nuk është nga ata futbollistë që kënaqet me pak. Kampioni portugez foli për “Sky Sports UK” për momentin që po kalon te Manchester United, duke treguar urinë e tij të zakonshme për fitore: “Për të ndërtuar gjëra të mira, ndonjëherë duhet të shkatërrosh të tjerët. Pra, pse jo? Viti i Ri, jetë e re dhe shpresoj që Manchester United të arrijë nivelin që tifozët presin. Ata e meritojnë këtë gjë.
Ndryshimet në pankinë: “Nuk ishte e lehtë. Fillimisht ishte Solskjaer, më pas Carrick, tani një trajner i ri. Është e vështirë kur ndryshon kaq shumë, është gjithmonë e vështirë. Që kur erdhi Rangnick, mendoj se jemi përmirësuar në disa aspekte, por duhet kohë. Nuk është e lehtë të ndryshosh mentalitetin e lojtarëve dhe mënyrën se si ata luajnë, kulturën, sistemin… Unë mendoj se ai do të bëjë një punë të mirë”.
Lamtumira e Solskjaer . “E kam pasur shok skuadre dhe trajner, është një person i mrekullueshëm. Kur ai u largua, të gjithë ishim të trishtuar, por është pjesë e futbollit. Kur gjërat nuk shkojnë mirë, klubi duhet të ndryshojë. Isha i zhgënjyer, por i kuptoj drejtuesit. Ishte e vështirë, por jeta vazhdon”.
Ambiciet : “Unë nuk dua të jem ndër tre të parët në Premier League dhe nuk dua ta mbyllim në vendin e gjashtë, të shtatë apo të pestë. Unë jam këtu për të provuar që të fitojmë dhe të konkurrojmë. Ne mund të ndryshojmë rrugëtimin, unë e di se si, por nuk është korrekte që ta them”.