Ronaldo nuk ndalet me rekorde, arrin shifrën e 250 milionë ndjekësve në Instagram
Cristiano Ronaldo është i papërmbajtshëm si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Ylli portugez ka arritur në këto ditë 250 milionë followers, teksa i ka falënderuar të gjithë fansat e tij në rrjetet sociale. “250 milionë, çfarë numri i pabesueshëm. Faleminderit të gjithëve, jeni pjesë e këtij udhëtimi”, ka shkruar sulmuesi i Juventusit.
Portugezi është gjithashtu edhe mbreti i fitimeve në rrjetet sociale për sportistët. Ylli i Juventusit, vetëm vitin e kaluar, ka arkëtuar falë Instagram më shumë se 44,1 milionë euro, gati më shumë se dyfishi i argjentinasit të Barcelonës, Lionel Messi, që është ndalur në 21,2. Në vendin e tretë në fakt është Kendall Jenner (14,4), ndërsa i katërti David Beckham me më pak se 10 milionë.
Një studio e Buzz Bingo ka ekzaminuar postimet e të gjithë yjeve të rrjeteve sociale: në një vit Cristiano ka publikuar në Instagram 49 të sponsorizuara, duke fituar nga 900 mijë euro, duke kaluar 44 milionë. Në të njëjtën periudhë kohore, Leo ka bërë 36 postime prej 590 mijë euro. Një vlerësim inferior ndaj postimeve të Neymar (i gjashti pas Selena Gomez), që ka publikuar vetëm 10, duke përfituar më shumë se 6,5 milionë euro.