Ronaldo nuk stërvitet me United, gati divorci në fundin e sezonit
Cristiano Ronaldo pritet të largohet nga Manchester United në fundin e sezonit. Pas mungesës në derbin kundër Manchester Cityt gjatë fundjavës, ish-sulmuesi i Juventusit ditën e martë nuk mori pjesë në seancën stërvitore të planifikuar për skuadrën e Ralf Rangnick.
Sipas mediave britanike, pritet të përsëritet edhe në seancën e sotme. Këto mungesa justifikohen nga klubi me problemet fizike, që deklarohet se e detyruan portugezin të humbasë edhe dy ndeshje të tjera në janar.
Megjithatë, dyshimet se marrëdhëniet mes Ronaldos dhe “Djajve të Kuq” janë në fundin e tyre dhe se portugezi është duke menduar për destinacionin e ri që mund të jetë Parisi.
KOHA JONË SONDAZH

