“Ronaldo nuk tërhiqet nga futbolli pa thyer rekordin e golave nga Pele”

Cristiano Ronaldo nuk do të tërhiqet nga futbolli pa thyer rekordin e golave të Pele. Deklarata është bërë nga ish-shoku i tij i skuadrës, Gary Neville, i cili në një prononcim për “Sky Sports”, Neville u shpreh: “Ai është i fiksuar me shënimin e golave, stërvitet çdo ditë për të qenë sa më shumë në formë. Nuk kam asnjë dyshim, do të dojë të luajë deri sa të kalojë rekordin e Pele”.

Sulmuesi portugez mbetet në formë të shkëlqyer, edhe pse tashmë është 35 vjeç. Deri tani ka realizuar 725 gola në karrierën e tij si profesionist, me kombëtaren, Sporting Lisbon, Manchester United, Real Madrid dhe Juventus.

Edhe pse shifra e golave të realizuar nga Pele është vënë shpesh në diskutim, sipas statistikave në Brazil, legjenda e futbollit ka realizuar 1281 gola në 1363 ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?