Ronaldo pas humbjes ndaj Serbisë: Nuk ka justifikime, ne do të shkojmë në Katar!

Portugalia u mund nga Serbisa në ndeshjen kualifikuese të Botërorit “Katar 2022”. Nga kjo fitore Serbia është kualifikuar direkt për në Botëror, ndërsa për Portugalia e Cristiano Ronaldos duhet të presë që të mësojë se kush do të jetë kundërshtari i playoff-it.

CR7 pas ndeshjes ka inkurajuar shokët e ekipit dhe tregon se nuk ka justifikim, pasi sipas tij Portugalia do shkojë në “Katar 2022”.

“Futbolli na ka treguar herë pas here se nganjëherë janë rrugët gjarpëruese ato që na çojnë në rrënojat më të dëshiruara. Rezultati i djeshëm ishte i vështirë, por jo i mjaftueshëm për të na rrëzuar. Qëllimi për të ndjekur Kupën e Botës 2022 është ende shumë i gjallë dhe ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë për të arritur atje. Nuk ka justifikime. Portugalia është e synuar për në Katar”, shkroi portugezi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?