Ronaldo plas në tokë “steward”-in gjatë nxehmjes para duelit në Zvicër (FOTO LAJM)
Cristiano Ronaldos i ndodhi një ngjarje e pazakontë para startit të ndeshjes ndaj Young Boys. Sulmuesi portugez po kryente nxehmjen me lojtarët e tjerët të United, por në një moment një goditje e tij do të hidhte në tokë një steward (punonjësin e sigurisë), i cili po qëndronte pas porte.
Forca e goditjes së topit bëri që steward të ndjente vështirësi në frymëmarrje. Kolegët dhe Ronaldo shkuan menjëherë për ta ndihmuar. Sapo u sigurua për gjendjen e tij, Cr7 ju rikthye menjëherë stërvitjes.
Pas 13 minutash lojë portugezi e gjeti rrjetën kundër Young Boys duke harruar dhe këtë episod të pakëndshëm. /R.Lika-Koha Jone/