Ronaldo pranon propozimin e Chiellinit për reduktimin e pagave te Juventusi

Senatorët e Juventusit pranojnë uljen e rrogave gjatë periudhës që nuk do të ketë aktivitete futbollistike për shkak të koronavirusit.

Thirrjes së Chiellinit për të lehtësuar klubet nga kjo krizë ekonomike i janë përgjigjur pozitivisht Leonardo Bonucci, Gigi Buffon dhe Cristiano Ronaldo dhe kur ka pranuar një si CR7 që përfiton 31 milionë euro në sezon, arritja e marrëveshjes bëhet më e lehtë.

Por nëse në shtëpinë e Juventusit lojtarët më të rëndësishëm janë dakord me uljen e pagave mbetet për t’u parë se çfarë do të vendoset të hënën në takimin mes ligës së futbollit dhe presidentit të shoqatës së futbollistëve Damiano Tomassi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?