Ronaldo refuzon ofertën e parë të Manchester United

Cristiano Ronaldo ka refuzuar ofertën e United për tu kthyer në Manchester. Sulmuesi portugez është i lidhur në kontratë me Juventusin deri në vitin 2022, por e ardhmja e tij në Torino është vënë në dyshim.

CR7 në rast të një largimi nga bardhezinjtë, mund të përfundojë te PSG, të rikthehet të Reali ose të provojë një eksperiencë të re në MLS. “Don Balon: ndërkohë raporton se Manchester United ka bërë hapin e parë, duke i ofruar 17 milionë euro në sezon, sa gjysma e asaj që përfiton aktualisht në Torino.

Portugezi është i ndërgjegjshëm se nëse largohet nga Juventusi do të fitojë një pagë më të ulët, por ka vendosur si kusht të paktën 20 milionë euro në sezon. Mbetet të shihet nëse United do të bëjë një tjetër propozim në ditët në vijim, ndërkohë që pista që të dërgon në Madrid për momentin mbetet e braktisur. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP