Ronaldo rikthehet në Torino, por s’ka ende shenjë paqeje me Sarrin

Cristiano Ronaldo është rikthyer në Continassa, në qendrën sportive të Juventusit për të nisur përgatitjet për ndeshjen e fundit ndaj Atalantës. Sulmuesi portugez doli shumë i nervozuar nga fusha pas zëvendësimit ndaj Milanit, duke ngritur një sërë hipotezash përnjë krisje me trajnerin Maurizio Sarri.

 

Mediat italiane shkruajnë se nuk ka pasur kërkim ndjese nga lojtari, ndërkohë që përgatitjet kanë vijuar normalisht. Ronaldo pritet të jetë në fushë titullar për sfidën delikate që do të luhet në “Bergamo”.

Nuk përjashtohet as mundësia e një darke më shokët e ekipit para ndeshjes për të kërkuar ndjesë për atë largim nga fusha e lojës. /Koha Jone/

SHKARKO APP