Ronaldo s’do t’ia dijë për krizë, gati të vendosë një rekord të ri

Juventus u bë klubi i parë në Itali që reduktoi pagat e futbollistëve me 30 për qind në muajit mars, prill, maj dhe qershor. Pavarësisht këtij fakti Cristiano Ronaldo mund të vendos një rekord të ri sipas “The Sun”. Portugezi mund të bëhet sportisti i tretë aktiv në botë që arrin të fitojë shifrën e 1 miliard dollarëve në karrierën e tij.

Para tij, vetëm dy sportistë deri më tani kanë arritur ta kalojnë këtë shifër, Tiger Woods dhe Floyd Maywweather. 5 herë fituesi i “Topit të Artë” do të bëhet pjesë shumë shpejt e këtij grupi.

Një arritje, të cilën lojtari i Juventusit do ta arrijë jo vetëm falë futbollit, por edhe mbi të gjitha falë imazhit të tij komercial në botë dhe kontratave faraonike të nënshkruara me sponsorë të ndryshëm, mbi të gjitha atë me Nike.

Vetëm në vitin 2019, Ronaldo fitoi rreth 100 milion euro, i dyti pas Lionel Messit, i cili arriti që të arkëtonte 116 milionë euro. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP