Ronaldo shkruan historinë, arrin legjendën Ferenc Puskas

Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë historinë. Me golin e shënuar në minutën e 85-të në miqësoren që Portugalia fitoi ndaj Andorrës 7-0, CR7, në fakt, ka arritur një legjendë si Ferenc Puskas në vendin e katërt në renditjen e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave me 746 gola mes kombëtares dhe klubeve.

Një rekord i jashtëzakonshëm, i festuar menjëherë nga Juventusit, që  nëpërmjet një postimi në Twitter i dha portugezit “Çmimin e parë Puskás në histori”. Nëse e gjithë bota është e mahnitur nga numrat marramendës të Ronaldos, ai tani duket se është mësuar të shkruajë histori dhe pas ndeshjes kundër Andorrës reagoi në profilin e tij në Instagram: “I lumtur që arrij një tjetër moment historik me ngjyrat e vendit tonë!”

Falë golit ndaj Andorrës, Ronaldo i afrohet një tjetër rekordi. Ai tani ka arritur 102 gola me fanellën e Portugalisë, vetëm 7 më pak se ish-sulmuesi iranian, Ali Daei, mbajtës rekordit të golashënuesit më të mirë në rang përfaqësuesesh me 109 finalizime.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?