Ronaldo “shpërfill” Serinë A: Ja ku dëshiroj të luaj

Është 34-vjeçar por Cristiano Ronaldo vijon të jetë në një formë të shkëlqyer sportive.

Portugezi nuk njeh limite duke u kandiduar çdo vit për fitimin e çmimit “Topi i Artë”.ka bërë të ditur se ai e ka të vështirë ta motivojë veten për çdo ndeshje dhe shtoi se, po të varej nga ai, do të luante vetëm në ndeshjet e Portugalisë dhe në Ligën e Kampionëve.

Motivimi i Cristiano Ronaldos për të arritur suksese në karrierë është ndër arsyet kryesore për karrierën e tij mbresëlënëse. Megjithatë, me kalimin e viteve, lojtarëve si Ronaldo, që kanë fituar gjithçka në karrierë, u humb pak nga pak motivi. Për këtë arsye, tani 34-vjeçari po e ka të vështirë ta motivojë veten për çdo ndeshje.

Në një intervistë të fundit të dhënë për France Football, Ronaldo u shpreh se dëshiron të luaj vetëm në ndeshjet me Kombëtaren e Portugalisë dhe në Ligën e Kampionëve.

“Nëse do të varej nga unë, do dëshiroja të luaja vetëm në ndeshjet e rëndësishme, në ato me ekipin kombëtar dhe ato të Ligës së Kampionëve. Këta ndeshje më motivojnë. Duhet të jesh profesionist dhe ta nderosh familjen dhe klubin që të paguan. Duhet ta japësh më të mirën tënde çdo ditë”.

Ronaldo ëndërron që të fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve me Juventusin, Kampionatin Evropian 2020 si dhe Kupën e Botës 2022 me përfaqësuesen luzitane.

SHKARKO APP