Ronaldo te Barcelona? Vjen reagimi i miqve pranë portugezit

Cristiano Ronaldo ka një kontratë me Juventusin deri në vitin 2022 dhe qëllimi i tij është që ta respektojë deri në fund. Sulmuesi portugez ëndërron të fitojë Championsin e gjashtë e skuadrën italiane, teksa duket se nuk do të heq dorë nga përpjekjet.

Në orët e fundit, kanë dalë informacione që sigurojnë se e ardhmja e tij mund të jetë larg nga Torino, duke e lidhur me një transferim të mundshëm te Barcelona.

Persona që i qëndrojnë pranë sulmuesit kanë konfirmuar për gazetën “AS” se nuk ka asgjë të vërtet: “Gjithçka është false”. Ronaldo dhe familja e tij ndihen të lumtur në Torino dhe kanë ndërmend që të respektojnë kontratën mes tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse nuk ka mundur që të ndihmojë ekipin që të fitojë Championsin, ylli portugez kaloi një sezon të shkëlqyer duke e kurorëzuar me titullin. 37 gola në 46 ndeshje është një shifër e jashtëzakonshme. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?