Ronaldo “tërbohet” me Juventusin, PSG bëhet gati për ta rrëmbyer në verë

Cristiano Ronaldo është shumë i pakënaqur me skualifikimin që në fazën e 1/8 nga Porto, për më tepër Juventusi konsiderohej nga të gjithë si tepër favorit për të kaluar pengesën Porto. Menjëherë kanë nisur zërat për të ardhmen e mundshme të sulmuesit portugez, ku PSG qëndron në krye të listës.

Situata e sulmuesit të saj Kylian Mbappe është vërtet shumë e paqartë dhe natyrshëm me kaq shumë oferta në dispozicion askush nuk do të habitej për një largim të mundshëm të 22-vjeçarit të përfaqësueses franceze. Në rast se Drejtori Sportiv Leonardo dhe Presidenti Nasser Al-Khelaifi nuk do t’ia dalin mbanë për ta bindur lojtarin e tyre më të çmuar atëherë në mënyrë të kuptueshme klubi i famshëm francez do të marrë masa për ta zëvendësuar të paktën në mënyrë të denjë numrin 7 të ekipit. Kështu pas Lionel Messit te Paris SG ka nisur të lakohet gjithashtu edhe emri i Cristiano Ronaldos.

Falë investimeve kolosale drejtuesit e Paris SG po bëjnë çmos për ta shndërruar klubin parizien në një superfuqi të futbollit botëror. Nëse Mbappe largohet vërtet, duke parë humorin jo të mirë të Lionel Mesit dhe Cristiano Ronaldos nuk është shumë e vështirë për të parashikuar një transferim të mundshëm të njërit prej këtyre dy yjeve në radhët e klubit që po dominon prej afërsisht një dekade futbollin francez. Pavarësisht fizikut të tij të veçantë, Cristiano tani është 36 vjeç, e ashtu si për Messin, edhe për sulmuesin nga Madeira nuk është se mbeten edhe shumë alternativa për të vazhduar këto vite të fundit të karrierës.

Sipas Le Parisien krerët e klubit kryeqytetas janë duke ndjekur me vëmendje të madhe të gjitha zhvillimet më të fundit. Nëse situata e Mesit dihej pak a shumë prej kohësh rasti i CR7 është i freskët, për më tepër siç zbulon e përditshmja franceze duke patur parasysh përfundimin e kontratës të Cristianos në verën e vitit 2022, kontaktet ndërmjet menaxherit të futbollistit të famshëm portugez Jorge Mendes dhe Nasser Al Khelaifi-t nuk janë ndërprerë kurrë.

Për 36-vjeçarin nga Funchal-i idea e Parisit SG si një destinacion për të përmirësuar rekordet dhe për të vijuar edhe për pak sezone karrierën si protagonist në Kontinentin Evropian përfaqëson një zgjedhje të shkëlqyer, kuptohet përpara se gjithçka të mbyllet në kampionatin e ndonjë vendi ekzotik.

SHKARKO APP