Ronaldo tremb juventinët: Mendoj veç për Evropianin, kudo që të luaj do të jetë për më mirë!
Cristiano Ronaldo foli në konferencën për shtyp në prag të sfidës së parë në Europian kundër Hungarisë. Sulmuesi portugez la gjithçka të hapur për të ardhmen e tij, duke trembur disi tifozët e Juventusit.
“Ndihem i qetë në lojë në sulm, në qendër, në të djathtë, në të majtë. Aty ku është më mirë të luajë për të ndihmuar ekipin të fitojë. Pozicioni im nuk është vendimtar por fitues. Pavarësisht nëse luaj apo jo në pozicionin tim të preferuar: për sa kohë që ne fitojmë dhe unë mund ta ndihmoj ekipin tim, më pëlqen të luaj kudo.
Jemi duke punuar mirë, që nga seanca e parë e trajnimit. Ne jemi të gjithë gati dhe shpresoj që ta fillojmë me këmbën e mbarë. Është e rëndësishme të fillosh me një fitore. Tifozët do të jenë në anën e tyre, por është mirë të luash në një stadium të plotë: jam gati.
Largimi i mundshëm nga Juvja? Unë jam duke luajtur në një nivel të lartë për vite me radhë. Po të isha 18-19 vjeç, mund të mos flija. Por jam 36, çfarëdo që të ndodhë do të jetë gjëja më e mirë: nëse do të qëndroj te Juventusi apo jo, gjëja më e rëndësishme tani është Kampionati Evropian. Dua të fitoj dhe dua të kem mendime pozitive nga ndeshja e parë deri në ndeshjen e fundit”, tha sulmuesi portugez.