Ronaldo u shfaq i tërbuar në dhomat e zhveshjes pas humbjes ndaj Napolit
Ritmi në fushën e “San Paolos” nga Juventusi nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit Maurizio Sarri, por jo vetëm atij. Pas vërshëllimave të fundit të arbitrit, portugezi është shfaqur me humor të keq, pavarësisht se ai shënoi për të tetën ndeshje radhazi në Seria A, duke mos arritur që të ndihmojë ekipin për të marrë qoftë një pikë.
Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, CR7 ka shfaqur të gjithë nervozimin e tij në dhomat e zhveshjeve. Portugezi nuk e ka pritur mirë këtë humbje nga mënyra se si erdhi.
Cristiano Ronaldo donte që të nxiste të gjithë shokët e tij për këtë arsye, duke paralajmëruar se këto luhatje nuk mund të jenë pjesë e një skuadre që pretendon suksesin në Itali dhe Europë. Të njëjtën gjë ka thënë edhe Maurizio Sarri pas humbjes duke e pasqyruar si ndikim të asketit mental në humbje. /R.Lika-Koha Jone/