Ronaldo u vjedh “sekretet” kampionëve si Obikwelu, Djokovic dhe Golovkin

Vrapon më shpejt se të tjerët, kërcen më lart se të gjithë, reziston më shumë se kundërshtarët. Cristiano Ronaldo ka nevojë për të gjithë për të qenë … Cristiano Roonaldo. Edhe – dhe mbi të gjitha – në moshën 34 vjeç, kur shumë lojtarë të tjerë fillojnë të mendojnë për kondicionin e tyre fizik të dikurshëm, ai bën të kundërtën, kujdeset edhe më shumë për ta përmirësuar. Mes kualiteteve që ka sulmuesi portugez dhe që e bëjnë një nga më të mirët e shekullit, lidhet me të dhënat e tij atletike, që luajnë një rol thelbësor.

Stërvitet në vazhdimësi, është “maniak” në këtë aspekt, ndërkohë që nuk ngurron që të bashkëpunojë me specialistë të disiplinave të tjera. Një mënyrë për të shkëmbyer sa më shumë “sekrete” që të jetë e mundur. Kështu ka ndodhur me tenistin Novak Djockovic, ka dëgjuar këshilla nga një ish-sprintier si Francis Obikwelu. Në fund duke kaluar edhe te dorezat e boksit, atje ku një kampion i peshave të mesme IBF, Golovkin nuk ngurron që ta ndihmojë.

Image result for Francis Obikwelu ronaldo

Sprintieri- Sulmuesi i Juventusit fluturoi në Lisbonë me lejen e klubit për të takuar Francis Obikwelu, për t’i marrë disa këshilla mbretit të shpejtësisë dhe për të bërë disa xhirime. Atletika është një nga sportet e tij të preferuara që e mban gjithmonë në formë, duke u dëmtuar shumë pak në karrierë.

Image result for ronaldo djokovic

Tenisti- Novak Djokovic është një personazh që nuk do shumë prezantim, pasi është një rekordmen në vitet e fundit në tenisin botëror. Ata u takuan së bashku në një palestër në Dubai. Në këtë rast portugezi bëri më shumë profesorin se sa studentin duke i dhënë disa këshilla për kërcimet në ajër, pasi kishte realizuar më parë një super gol me kokë ndaj Sampdorias.

Image result for golovkin ronaldo

Boksieri- Takimi me Golovkin ndodhi kryesisht për qëllime promocioni (me DAZN). Ronaldo mbetet një nga futbollistët më të vështirë për t’u markuar për shkak të fizikut të tij për t’u pasur zili. Me të ai ka punuar më shumë te reflekset, pasi një goditje nga kazaku, është më mirë që të evitohet në raste të tilla. Cristiano është shembulli i një futbollisti që punon shumë për të arritur ëndrrat e tij, edhe pse mosha kalon, ai duket gjithmonë e më në formë. /Rozalb Lika-Koha Jone/

 

Image result for cristiano ronaldo

SHKARKO APP