Ronaldo vendos një kusht për të qëndruar te United në sezonin tjetër
Cristiano Ronaldo, mund të largohet nga Djajtë e Kuq në fundin e sezonit për shkak se Djajtë e Kuq nuk po kalojnë një moment shumë pozitiv. Sipas ESPN, portugezi do të marr një vendim mbi të ardhmen e tij vetëm pas zgjedhjes së trajnerit të ri.
Kontrata e portugezit me Djajtë e Kuq skadon në qershorin e vitit 2023, por duke parë se CR7 ka qenë kundër zgjedhjes së Rangnick për të zëvendësuar Solskjaer, zërat për një lamtumirë të tijën në qershor janë shtuar.
Cristiano do të marrë një vendim për të ardhmen vetëm pasi të mësojë emrin e trajnerit të United për sezonin 2022/23. Ronaldo ka luajtur 18 ndeshje në Premier League, duke shënuar 8 gola dhe duke dhënë 3 asiste.
KOHA JONË SONDAZH

