Ronaldo zbulon raportin e veçantë me Ferguson: S’e harroj asnjëherë momentin kur kisha babain sëmurë

Cristiano Ronaldo ka pasur gjithmonë një raport të veçantë me Alex Ferguson. Ylli portugez ishte pjesë e Manchester United në vitet 2003-2009, teksa në verën që lamë pas u rikthye sërish në “Old Trafford”. Ferguson ishte personi që ndikoi që Ronaldo të rikthehej tek United, teksa ky i fundit kujton një episod në lidhje me trajnerin e famshëm në prononcimin e dhënë për sajtin zyrtar të klubit.

“Mendoj se është e vështirë të zgjedh vetëm një moment të veçantë në lidhje me Ferguson, por një situatë e kujtoj me shumë dashuri. Ndoshta ai nuk e mban mend, por ato ishin momente shumë të rëndësishme për mua. Një ditë babai im u shtrua në spital dhe unë isha shumë rëndë në aspektin psikologjik dhe emocional. Fola me trajnerin dhe ai më tha: ‘Cristiano, shko te babai dy ose tre ditë’. Ishte një periudhë e aspak e lehtë, kishim ndeshje të vështira në atë kohë dhe unë isha lojtar kyç i United.

Alex më tha: ‘Do e kemi të vështirë pasi na presin përballje të forta e të komplikuara. Gjithsesi, unë e kuptoj situatën tënde, kështu që ik tako babanë dhe qëndro me të’. Unë i cilësoj shumë të rëndësishme këto gjëra, edhe më të rëndësishme se fitimi i Champions League, titullit kampion apo trofeve të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

E vlerësova shumë gjestin e tij, pasi ai është një person që gjithmonë e ka mbajtur fjalën, e bënte gjithmonë atë që më thoshte”, deklaroi pesë herë fituesi i “Topit të Artë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?