Ronaldo zhbllokon ndeshjen ndaj Ganës, i saktë nga pika e bardhë (VIDEO)

Portugalia ka arritur që të zhbllokojë duelin ndaj Ganës. Në minutën 63-të Cristiano Ronaldo fitoi një penallti, pasi u shty brenda zonës.

Ylli portugez do të realizonte nga pika e bardhë, duke e dërguar topin në cepin e portës. Ronaldo ka shënuar në 5 botërorët që ka marrë pjesë.

 

SHKARKO APP