Rooney këshillon Anglinë për “Euro 2020”: Kujdes nga vetëkënaqësia, mungon eksperienca!

Wayne Rooney është shprehur se Anglia do të ketë tri shqetësime kryesore në “Euro 2020”. “Tre Luanët” për herë të parë pas 21 vitesh do të jenë pa Rooney në një Kampionat Europian. Sulmuesi anglez duke folur për “The Times”, ai u shpreh: Një nga dyshimet që kam për Anglinë është se ka një skuadër të re. Më shqetëson vetëkënaqësia sepse gjëra në ekip nuk janë aq të drejtpërdrejtë sa njerëzit e mendojnë.

Kroacia mundi Anglinë në vitin 2018 dhe e njeh mirë turneun me futbollistë me eksperiencë. Skocia do të jetë e vështirë, pasi ka ekip kompakt. Anglia mund ta diskutojë kualifikimin edhe në sfidën e fundit ndaj Republikës Çeke.

Nëse Maguire dhe Hendeson nuk do të jenë gati për sfidën e parë, gjërat mund të bëhen më të ndërlikuara, sepse është e vështirë për një lojtar të ngrihet me shpejtësi sapo nis një turne”, deklaroi Rooney. /Koha Jone/

SHKARKO APP