Rosberg i pari në provat e para të lira të Malajzisë, ndiqet nga Ferrari

Nico Rosberg me Mercedes regjistroi kohën më të shpejtë të sesionit të parë të provave të lira të Çmimit të Madh të Malajzisë, e dyta e këtij sezoni në Formula 1, me dy njëvendëshet Ferrari në vend të dytë dhe të tretë.  Kimi Raikkonen regjistroi një kohë vetëm 3 të dhjetat më të ngadaltë, ndërsa Vettel më shumë se 8. Ferrari është përmirësuar shumë dhe në këto momente janë ekipi i dytë më i mirë, megjithatë duhet parë edhe si do të zhvillohet Williams-i në këtë pistë me pjesë të drejta shumë të gjata. Fernando Alonso përfundoi në vendin e 14-të, ndërsa kampioni në fuqi, Lewis Hamilton, nuk regjistroi kohë pasi pati probleme me motorin.

 

Rezultatet e plota të provave të para të lira:

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

1. Nico Rosberg (Mercedes) 1:40:124

2. Kimi Raikkonen (Ferrari) 1:40:497

3. Sebastian Vettel (Ferrari) 1:40:985

4. Romain Grosjean (Lotus) 1:41:543

5. Carlos Sainz (Toro Rosso) 1:41:596

6. Daniel Ricciardo (Red Bull) 1:41:787

7. Max Verstappen (Toro Rosso) 1:41:803

8. Valtteri Bottas (Williams) 1:41:882

9. Daniil Kvyat (Red Bull) 1:42:055

10. Marcus Ericsson (Sauber) 1:42:064

11. Felipe Massa (Williams) 1:42:103

12. Pastor Maldonado (Lotus) 1:42:567

13. Raffaele Marciello (Sauber) 1:42:621

14. Fernando Alonso (McLaren/Honda) 1:42:885

15. Nico Hulkenberg (Force India) 1:42:893

16. Sergio Perez (Force India) 1:43:054

17. Jenson Button (McLaren/Honda) 1:43:100

18. Will Stevens (Marussia) 1:46:686

19. Roberto Merhi (Marussia) 1:47:683

20. Lewis Hamilton Mercedes  (pa kohë)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?