FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rosemary Smith, 79-vjeçarja që drejton një makinë të Formula 1 (Foto)

Rosemary Smith është bërë e njohur si femra, e cila në moshën 79- vjecare është e aftë të drejtojë një makinë të Formula 1.
Në mesin e viteve ’60, Rosemary nisi të merrej me Rally dhe fitoi disa gara në një periudhë që femrat nuk imagjinoheshin kurrë në timon. Tashmë, 79 vjeç, gruaja nga Dublini sërish ka habitur të gjithë, kësaj radhe duke pilotuar një makinë të Formula 1 e duke u bërë personi më i moshuar që e bën diçka të tillë shkruan Tg.com.
Rosemary u ftua nga Renault në pistën “Paul Ricard”, në jug të Francës, ku u trajnua nga piloti Joylon Palmer. “Nuk mendoja kurrë se do ia arrija kësaj dite. Një makinë F1 është krejt ndryshe nga makinat e tjera. Ishte një eksperiencë fantastike”, tha 79-vjeçarja.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?