Roshi gol dhe karton të kuq në miqësoren me ekipin e Akhmat (VIDEO)

Odise Roshi ka gjetur rrugën e rrjetës në miqësore me skuadrën e tij Akhmat ndaj hungarezëve të Honved.

Mesfushori i Kombëtares ka shënuar në minutën e 38-të minutash lojë, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij, por në minutën e 62-të për të ka përfunduar ndeshja. Një moment tensioni pas golit të kundërshtarëve, Roshi dhe Lanzafame i ekipit kundërshtar janë ndëshkuar me karton të kuq.


Goli i fierakut është një sinjal pozitiv për trajnerin Panuçi, por temperamenti i mesfushorit fierak nuk është aspak i mirë. Kujtojmë që miqësorja u mbyll me rezultatin 1-1.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?