Roshi ndryshon skuadër në Turqi, por prezantohet në një mënyrë të veçantë (VIDEO)
Odise Roshi ndryshon skuadër, por mbetet sërish në Turqi. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka firmosur kontratë dyvjeçare me ekipin e sapongjitur në Ligën e Parë të Turqisë, Sakaryaspor.
Futbollisti kuqezi do të përfitojë rreth 300 mijë euro në sezon në ekipin e ri. Sezonin e kaluar Roshi ishte pjesë e Bolusporit. Prezantimi në rrjetet sociale ka qenë i bujshëm nëpërmjet një video, teksa shihet në rrugët e Turqisë edhe disa monitore që transmetojnë golat e Roshit, ku në disa raste gjendet me fanellën e Kombëtares.
Ai u aktivizua në 28 ndeshje të kampionatit, duke shënuar edhe një gol, atë në fitoren 1-2 në fushën e Ankaraguçusë.
https://twitter.com/i/status/1539584125039935488
KOHA JONË SONDAZH

