Rrahmani: Kumbulla më i fortë se De Ligt, ndaj Ronaldos duhet …
Amir Rrahmani po kalon një sezon shumë të mirë te Verona, duke arritur që të bëjë menjëherë hapin e madh për t’u transferuar te Napoli. Kapiteni i Kosovës në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat italiane foli fillimisht për fitoren ndaj Juventusit dhe më pas edhe për shokun e skuadrës Kumbullën.
“Nuk kishte festime të veçanta pas fitores me Juventusin, thjeshtë siç ndodh gjithmonë pas ndeshjes. Të dielën do të jemi të impenjuar në një duel të rëndësishëm me Udinesen. Goli i Ronaldos? Pavarësisht se ai tregoi se është një kampion i madh mund të isha mbrojtur më mirë.
Objektivi? Sigurisht është mbijetesa, më pas nëse e arrijmë do të mendojmë për gjëra të tjera. Dua të shënoj pasi deri më tani nuk e kam arritur, edhe pse kam pasur shumë raste.
Mendoj se te Verona lojtari më i mirë është Veloso, ka shënuar edhe golin më të bukur ndaj Juves. Kumbulla i fortë si De Ligt? Sigurisht, ndoshta edhe më shumë”, deklaroi Rrahmani. /R.Lika-Koha Jone/