Rrëfehet tifozi francez që “pushtoi” fushën: Doja një foto me Messin, ja si hyra …

“Messi është idhulli im dhe gjithmonë kam ëndërruar ta takoj dhe të bëj një foto me të”. Me këto fjalë është justifikuar tifozi francez, i cili hyri në fushë gjatë ndeshjes Mallorca-Barcelona.

“Kisha planifikuar gjithçka, para koronavirusit. Unë u përpoqa së pari me Jordi Alba, më pas pashë Messin dhe shkova tek ai. Policia, megjithatë, më mori dhe më largoi, plani u prish për shkak të nervave të mia”, shtoi tifozi i cili ka pushtuar mediat botërore, teksa hyri në fushë me fanellën me numrin 10 të Argjentinës, edhe pse ndeshja luhej me dyer të mbyllura.

Më tej ai sqaroi se për të hyrë në stadiumin “Kam hipur në një gardh 2 metra”, por tani duhet të përballet me një gjobë të rëndë, ndërkohë që policia e ka detyruar që të fshijë edhe fotot që bëri në fushë.

Problemet nuk do të mbyllen këtu për tifozin, i cili do të përballet edhe me një akuzë penale. Në një deklaratë, La Liga kujton se tifozi “nuk mbante maskë apo doreza kur hyri në fushë, ai nuk iu bind urdhrave të personelit të sigurimit dhe theu ligjet e sigurisë shëndetësore në vend për shkak të pandemisë koronavirus”.

La Liga dënoi veprimin e tifozit, duke kujtuar se “përbën një krim” dhe duke shtuar se këto veprime “rrezikojnë shëndetin e të gjithëve dhe integritetin e konkurrencës”. /Rozalb Lika-Koha Jone/

 

 

SHKARKO APP