Rrëfimi i Asllanit: Ardhja tek Interi dhe Europiani me Shqipërinë janë të paharrueshme

Pasion, teknik dhe shumë dashuri për futbollin. Kristjan Asllani, po kalon sezonin e dytë tek Interi me të njëjtën vendosmëri që e solli tek zikaltrit në vitin 2022.

“Veshja e kësaj fanelle ka gjithmonë një efekt të veçantë për mua. Mbërrita këtu kur isha 20 vjeç. Tani jam 22. Kam një Europian në shpatulla dhe me siguri që ndihem më i pjekur për të vijuar për të punuar. Për mua është e rëndësishme të jemi një grup i bashkuar. Shokët gjithmonë më kanë mbështetur brenda dhe jashtë fushave për t’u rritur”.

Kristjan ka treguar rrugëtimin e tij që nga fillimet dhe deri më tani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Isha një fëmijë që gjithmonë kisha topin me vete. Futbolli më ka dhënë gjithmonë gëzim dhe emocion, më ka bërë të përjetoj momente të pabesueshme si fitorja e titullit vitin e kaluar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si lindi pasioni për futbollin?

Ishte babai im, ai që më bëri të dashurohem me futbollin. Mbaj mend që shkoja gjithmonë t’i shikoja ndeshjet me të. Më pas, pasionin e vërtetë ma transmetojnë tifozët, të cilët janë shpirti i këtij sporti. Të dalësh në fushë dhe të luash për ta është diçka që më bën krenar.

Shokët që pëlqen të sfidosh?

Më pëlqen të sfidoj Frattesin. Ndonjëherë ndalemi në stërvitje për të bërë disa gjuajtje dhe diskutojmë shumë për futbollin.

Legjenda zikaltër që do doje ta sfidoje?

Më shumë se ta sfidoja, do të më kishte pëlqyer të luaja bashkë me të. Po flas për Sneijder, një lojtar që e mbaj mend shumë mirë, me shumë teknikë dhe këmbë të pabesueshme.

Cila ka qenë sfida më e madhe?

Ka qenë ajo e ardhjes këtu tek Interi, por duke punuar kam arritur disa kënaqësi. Gjithashtu, në Europianin me Shqipërinë ka qenë një emocion i jashtëzakonshëm.

A ju kujtohet goli i parë me Interin?

Goli i parë me Interin në ‘San Siro’ kundër Genoa ishte momenti më i bukur i karrierës sime. E kisha pritur dhe dëshiruar shumë. Pas një viti e gjysmë, më në fund erdhi ai gol.

Titulli dhe ylli i dytë

Ishte një moment i paharrueshëm për mua dhe për grupin. Të fitosh një titull të Serie A në moshën time me skuadrën që gjithmonë e kam mbështetur ishte një emocion i madh.

Nga Empoli tek Interi …

Kur lashë Empolin për të ardhur tek Interi ishte pak e vështirë, sepse po lija një ekip ku kisha luajtur për 13 vite, por nga ana tjetër, e dija që po nisja një rrugëtim që e kisha ëndërruar gjatë.

Rrefimi në faqen zyrtare të Interit

Rrëfimi i Asllanit: Ardhja tek Interi dhe Europiani me Shqipërinë janë të paharrueshme

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?