Rrëfimi i Hysajt: Sarri më i rëndësishmi, qëndroj përjetë te Napoli

Elseid Hysaj nga Roma ka folur për të ardhmen e tij te skuadra e Napolit. Mbrojtësi i kombëtares sonë ka thënë fjalë të rëndësishme për Sarrin dhe për projektin e Napolin, teksa strategu i njohur e ka bindur për të ardhmen.

“Sarri është pjesa më e rëndësishme e projektit, ai na dha vetëdijen për të qenë të fortë. Ne shohim nga jashtë që ne luajmë mirë në sajë të cilësive të tij si mësues futbolli. Ai na bëri të përmirësohemi në mbrojtje dhe në sulm “.

Kampionati? Është shumë shpejt për të folir. Mungojnë edhe shumë ndeshje. Është më mirë të përqendrohemi te java e ardhshme. Mund të ndryshoj bota, por ëndrra mbetet. Nëse dy vite më parë dhe vitin e kaluar kemi gabuar diçka, por nëse je i fortë nuk duhet të kesh pauza. Tani kemi mentalitetin e duhur për të luftuar në çdo ndeshje, sikur të ishte finale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Atalanta? Është një ekip i vështirë. Duhet t’ikuptojmë gabimet dhe t’i limitojmë. Në Bergamo duhet të synojmë fitorn. Tifozët janë të rëndësishëm,

Swiss Digital Mobile Reklama

E ardhmja? Qëndroj përjetë këtu me siguri. Kështu e kisha imagjinuar, dhe ndodhi. Jam mirë në një qytet si Napoli.

Tifozët? Janë numri një. Të njohin nga dy kilometra distancë. E duan futbollin dhe lojtarët, i mbrojnë. Të krijojnë një ndjesi të bukur”, ka thënë Hysaj për mediat italiane. /Koha Jonë/

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?