Rrëfimi i Kumbullës: Me Shqipërinë përjetova emocione të forta, bukur të luash ndaj Ronaldos
Marash Kumbulla është një nga futbollistët më të spikatur këtë sezon në Seria A. Mbrojtësi i talentuar i kombëtares sonë po kalon momentin më të bukur të karrierës së tij, por në duelin e fundit është detyruar që të dalë nga fusha pas 17 minutash, pas një dëmtimi muskulor. 19-vjeçari ka hyrë në histori, pasi është mbrojtësi që ka realizuar golin më të shpejtë në 5 ligat kryesore në Europë. Së fundmi ai ka dhënë një intervistë për mediat italiane duke folur për momentin që po kalon.
Marash, cilat kanë qenë ndjesitë që ke kaluar në javët e fundit?
Po provoj emocione të bukura. Ende më vijnë të dridhurat kur mendoj për golin kundër Sampdorias. Janë momente që do të mbesin në kujtimet e mia dhe personave pranë meje.
Golin ja dedikoni dikujt në veçanti?
Goli i dedikohet familjes sime dhe të dashurës Greta, e cila është gjithmonë prezente.
Si arritët te skuadra e Veronës?
Luaja te Cavalcaselle, një ekip pranë zonës ku kam lindur në Peschiera del Garda. Pata mundësinë për të bërë disa prova te Verona, i shoqëruar edhe nga trajneri im, Giuliano. Pas 4 apo 5 grumbullimeve më thanë që më kanë grumbulluar.
Si e pritët lajmin?
Isha shumë i lumtur, edhe pse në atë moment nuk e kisha kuptuar se çfarë do të thoshte Verona për mua.
A ju kujtohet stërvitja e parë?
Po, ishte e vështirë. Edhe te Cavalcaselle stërvitesha, por ishin normale. Këtë te Verona, skuadër profesioniste dhe stërvitjet ishin shumë intensive. Në fillim kam vuajtur, por pastaj arrita ritmin.
E keni nisur fillimisht në rolin e mbrojtësit?
Fillimisht luaja në mesfushë, për të kaluar më pas në qenar të mbrojtës. Ky është edhe pozicioni perfekt për mua.
Debutimi në kombëtaren e madhe? Ka qenë një tjetër hap i rëndësishëm …
Një emocion i fortë, edhe sepse erdhi pak pas golit të parë me Veronën. Mister Reja, më dha mundësinë e disa minutave në fund në ndeshjen kundër Moldavisë, teksa zura vendin e Ismajl-it.
Cili mendoni se janë tiparet më të mira që keni?
Leximi i lojës, avancimi dhe goditja me kokë.
Trajneri Juric? Më ka kërkuar që të jem i përqendruar, agresiv në zotërimin e topit. Më qëndronpranë dhe më ka dhënë shumë besim.
Cilët kanë qenë futbollistët që të kanë impresionuar më shumë?
Mund të them Ronaldo dhe Dybala. Janë të jashtëzakonshëm, dhe të përballesh me ta më kanë impresionuar shumë, që t’i shohësh nga afër. Kanë një ritëm ndryshe nga të tjerët.
Keni një ëndërr në sirtar?
Ëndrra e ime gjithmonë ka qenë që të luaja në Seria A. Tani e kam realizuar dhe shpresoj që të vazhdoj kështu. Për rekordin nuk e dija, por jam i kënaqur, shpresoj që të bëj gjithmonë e më shumë. /R.Lika-Koha Jone/