Rrëfimi i pazakontë i boksierit të njohur: Kur isha fëmijë jam ngacmuar dhe abuzuar seksualisht

Mike Tyson ka folur për ngacmimet e tmerrshme seksuale që ka pësuar kur ishte fëmijë, dhe që e bëri atë “mjaft të ashpër në botën ku jeton”.

Boksieri i njohur përshkruan se si ishte duke kaluar në rrugët e Brooklyn në moshën 7-vjeçare kur një ‘burrë në moshë… e tërhoqi nga rruga”.

Babai i tetë fëmijëve ka treguar se është “ngacmuar” dhe “abuzuar seksualisht”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tyson nuk e pa më kurrë abuzuesin e tij dhe nuk i tregoi askujt, përfshirë dhe policinë, për dekada me radhë me frikën se do të gjykohej.

Swiss Digital Mobile Reklama
 Për herë të parë për incidentin ai ka folur në një emision televiziv se çfarë ka ndodhur.

Pavarësisht se nuk ka dashur të japë shumë detaje, pasi vazhdon të mendojë se nuk beson se është diçka që duhet ti interesojë dikujt. Por, Mike thekson se ishte pikërisht ky incident që e ka bërë atë njeriun që është sot.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?