Rrëfimi i Rejës: Napoli më ka kërkuar të rikthehem, flas shpesh me De Laurentiis

Trajneri i Kombëtares sonë, Edy Reja ka një lidhje të veçantë me skuadrën e Napolit, një ekip për të cilën bën jo vetëm tifo, por edhe ka dhënë kontributin e tij në karrierën si strateg. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Radio Marte”, ai ka konfirmuar se presidenti De Laurentiis i ka propozuar disa herë që të marrë drejtimin e sektorit të të rinjve.

“Gëzimet e një titulli ose ndonjë finale evropiane më mungon, por nuk mund të ankohesh, pasi nuk kam gabuar ndonjë vit që nga atëherë. Duke filluar nga Serie C brenda pak vitesh mbërritëm në Evropë. Ka pasur një rritje të jashtëzakonshme, falë klubit, teknikëve dhe grupit. Me dashurinë për të brohoritur ishte e lehtë: në Serie C kemi bërë 65,000 spektatorë, fansat të bëjnë të vraposh edhe kur të mungon dëshira.

Ruaj raportet me futbollistët, me Lavezzin kam folur gjatë verës, ndërkohë që me Hamsik flas më shpesh, kemi kujtime të bukura. Në ato vite kemi bërë shumë, të vjen keq nëse nuk merr rezultatet, por ne gjithmonë fitonim duke kaluar nga Seria C në A.

Hysaj? Nuk kam biseduar me Gattuso për këtë gjë, kam një lidhje të drejtpërdrejtë me të sepse ai është kapiteni ynë, përgjegjës për të gjithë djemtë në ekipin kombëtar. Lojtarët i dëgjojnë individualisht, janë duke punuar por nuk e dinë në çfarë kushtesh do të arrijnë në ndeshje. Do të duhet të presim dhe të shohim. Kam folur edhe me lojtarë që luajnë në kampionate të tjera, po rikuperohen. Tani më duhet të pres që të kuptoj se në çfarë kushte janë. Nuk mund të pres që të fillojë kampionati. Kur do të luajmë me ekipet kombëtare? Mundet që në shtator, UEFA do të ketë një mbledhje dhe do të vendosë. Tani duhet të presim dhe të përpiqemi që të jemi të sigurt.

De Laurentiis? Flasim shpesh herë, ai e di se ai gjithmonë mund të mbështetet te unë. Patëm kontakt me rastin e ditëlindjes së tij. Unë jam gjithmonë i disponueshëm nëse ka nevojë për ndihmë. Në fillim, kur ishim në Serinë C, ai ende nuk i kuptonte mekanizmat e futbollit, atëherë më vonë i kuptoi ato shumë mirë. Ai gjithmonë më ka ofruar të kthehem për sektorin e të rinjve, por duhet të krijohen struktura, të bëhen fusha futbolli, fëmijët duhet të ndiqen, duhet të ketë organizim për të bërë diçka të një niveli të mirë. Nuk është se duhet që fëmijët të stërviten dhe më pas të shkojnë në shtëpi”, deklaroi Reja. /R.Lika-Koha Jone/

 

 

SHKARKO APP