Rrëfimi i veçantë i Qakës: Kam idhull Verratin, gruaja do më vriste nëse …

Mesfushori i Kombëtares sonë, Kamer Qaka po punon shumë në Rumani për të ndihmuar sa më shumë prindërit e tij. Në një intervistë për “GSP” ai ka rrëfyer disa nga detajet e karrierës së tij dhe ëndrrat për të ardhmen.

“Qëllimi im është të luaj një futboll të mirë. Shpresoj të shkojmë sa më larg në Kupën e Rumanisë. Nuk e di në çfarë niveli do të shkoj në futbollin europian, por çdo lojtar ëndërron të luajë në Ligën e Kampionëve. Jam i kënaqur këtu dhe vetëm Zoti e di çfarë do të ndodhë. Jam i lumtur në Iasi, nuk e di nëse ka oferta të tjera. Nëse ka oferta të mira, klubi do t’i analizojë. Steaua është një ekip interesant. Mund ta përballoj presionin kudo. Kam dëgjuar shumë për presidentin Xhixhi Bekali, por nuk e kam takuar. Nuk mund të flas për dikë për të cilin nuk e kam takuar.

Modeli im është Marko Verrati. Trajneri Stoikan ka besim të madh tek unë dhe kjo më bën të luaj ashtu si më pëlqen. Jam i lirë në fushë dhe kështu luaj më mirë. Futbolli në Rumani është më serioz se në Rumani.  Këtu nëse humbet të thonë menjëherë se ku gabove.  Më pëlqejnë kritikat, në Rumani mund të shpreh më mirë vlerat e mia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jam në Iasi me gruan time dhe qenin tim. Shikojmë shumë filma dhe rrallë dalim në qytet. Vajzat nga Iasi? Po, janë të bukura, por nuk dua të flas, sepse do të më vriste gruaja. Nuk i kam parë aq mirë. Ushqimi në Rumuni është i mirë. Pëlqej supën me mish viçi. Nuk e ja mishin e derrit, kurse pulat janë shumë të majme dhe nuk më shijojnë. Nuk e di çfarë do të isha, nëse nuk do të isha futbollist.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk kam bërë shumë shkollë. Familja është e gjitha për mua. Prindërit shkuan në Norvegji para 20 vjetësh dhe tani janë në pension. Ëndrra ime është të fitoj shumë para për t’i mbështetur ata, për t’i marrë me vete. Kjo më motivon të luaj futboll të mirë. Dua të bëj diçka në jetën time. Është shumë e vështirë për një të huaj në Norvegji. Është vend i bukur, por shumë i shtrenjtë. Dhe nëse nuk ke studiuar, është vërtet e vështirë të gjesh diçka për të jetuar pa u shqetësuar.

Kam dëgjuar vetëm për Steauan dhe CFR para se të nënshkruaja me Iasi. Familja ime është nga Shqipëria, kam shkuar në Norvegji kur isha dy vjeç. Jam shumë krenar për vendin tim. Jam pjesë e Kombëtares dhe jam i lumtur”, ka thënë mesfushori i kombëtares sonë. /Koha Jonë/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?