Rrëfimi shokues i Mike Tyson: Kam bërë seks me nënat dhe motrat e miqve

Mike Tyson i trondit të gjithë. Legjenda e boksit të peshave të rënda ka rrëfyer në podcast-in e tij në Youtube situata të pazakonshme, që kanë shkaktuar shumë reagime.

“Që i ri kam qenë kafshë me para. Kam bërë seks dhe orgji me nënat, motrat dhe kushërirat e motrave të personave që njihja. Isha i sëmurë. Aq i sëmurë sa nuk e kisha idenë se isha i sëmurë. Kur jetoja në Las Vegas kam pasur hyrje në zonën VIP të të gjitha klubeve të natës dhe kisha pasur një vajzë që ishte prostitutë.

Tani nuk dua që të jem ai person, që kam qenë në atë kohë. Me një person të tillë mund të shkoja edhe në ferr. Mund të duket sikur jam një djalë i ashpër, por e urrej atë periudhë. Kam frikë prej tij (vetes)”, ka thënë legjenda e boksit. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP