Rregullorja/ Ja kush kualifikohet në fazën tjetër të Kupës së Botës nëse dy ekipe janë barazim me pikë
Ditën e sotme do të nisin ndeshjet e treta të fazës së grupeve në Katar. Shumë ekipe bëjnë llogaritë e fundit se si mund të kalojnë për në fazën tjetër.
Sistemi kualifikues i fazës së grupeve të Kupës së Botës është shumë i thjeshtë. Kalojnë vetëm dy të parët e secilit grup. Kriteri i parë është gjithashtu i lehtë: ata që arrijnë më shumë pikë në tre ndeshjet që luhen, shkojnë në raundin tjetër.
Në rast barazimi me pikë, atëherë do të shihet diferenca e golave në grup. Kushdo që ka një golaverazh më të mirë do të ketë përparësi ndaj ekipit tjetër që ka të njëjtin numër pikësh.
Nëse edhe golaverazhi është barazim, futet në lojë kriteri i tretë: do t’i jepet përparësi skuadrës që ka shënuar më shumë gola në ndeshjet e grupit. Domethënë, në këtë rast nuk merren më në konsideratë golat e pësuar, por vetëm ato të shënuar.
Nëse edhe këtu ekipet janë me gola të barabartë, vjen kriteri i katërt: ndeshjet direkte ndërmjet skuadrave cila ka fituar.
Në rast se ndeshja direkte ka përfunduar barazim atëhere do të merret parasysh golaverazhi në ndeshjet direkte.
Nëse ende nuk ka zgjidhje, do të ketë edhe dy mënyra të tjera: numri më i ulët i penalltive në favor dhe kush ka marrë më pak kartonë (një i verdhë është një pikë më pak; një i kuq është dy).