Rrësheni me pallati të ri sporti
Si një qytet me traditë 50 vjeçare në Volojboll, Rrësheni tashmë ka një pallat sporti me kushte optimale. Me fonde të Bashkisë Mirditë dhe Qeverisë Shqiptare është bërë i mundur rikonstruksioni i plotë i pallatit të sportit “Arjana Arapi”, duke i dhënë në këtë mënyre tjetër vlerë volejbollit të femrave në Mirditë.
Në ceremoninë e inaugurimit ishin të pranishëm autoritete lokale si dhe sportistë të të gjitha moshave të cilët përjetuan një ditë mjaft të veçantë.
Ky investim është pritur mjaft mire nga sportistet Mirditore të cilët e kanë pritur prej vitesh një pallat sporti me këto standarde.
Në pallatin e rikosntruktuar të sportit “Arjana Arapi” u luajt dhe ndeshja e parë të volejboll mes ekipit “Mirdita” dhe “UMB Voley”.